
Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke lidhur me vrasjen e 27-vjeçares polake në Greqi.
Sipas autoriteteve, 32-vjeçari nga Bangladeshi që është dhe autori i dyshuar është proceduar penalisht edhe për rrëmbim, përdhunim dhe për vrasje me dashje.
32-vjeçari është paraqitur sot në Prokurori ku edhe është njohur me veprën penale.
Tashmë hetimet po ngushtohet rreth të riut, pasi deri më tani të gjitha faktet të çojnë tek 32-vjeçari që mendohet se ishte ai që vrau vajzën në një fushë jashtë banesës së tij, duke hequr në këtë mënyrë mundësitë se ka pasur një bashkëpunëtor.
Kujtojmë se pas gjetjes së trupit, policia tani është fokusuar në zbardhjen e krimit të tmerrshëm, ku i dyshuari kryesor është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i arrestuar të shtunën.
Vendndodhja ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit. Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.
Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit. Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj.
Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës. Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.
Lini një Përgjigje