
Vrasja e zyrtarit të lartë të Hamasit, Saleh Arouri ka shkaktuar ndërprejen e negociatave mes Izraelit e Hamasit kanë bërë të ditur burime diplomatike arabe për të përditshmen izraelite Haaretz.
Ndërkohë Hamasi ka thënë se janë vrarë dhe dy liderë të brigadës Al Qassam (krahu ushtarak i Hamasit) Samir Findi Abu Amer e Azzam al-Aqraa Abu Ammar. Dy liderët kanë mbetur të vrarë në të njëjtin atentat me shpërthim ku mbeti i vrarë Saleh Arouri, bën të ditur Hamas.
Një dron izraelit goditi këtë të martë zyrat e grupit islamik palestinez Hamas në Bejrut, duke vrarë katër persona.
Shpërthimi tronditi Bejrutin ndërsa tensionet u përshkallëzuan në kufirin me Izraelin. Nuk është dhënë asnjë shkak i menjëhershëm për shpërthimin, por videot tregojnë dëme të mëdha në makina dhe shtëpi.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raportoi se shpërthimi u dëgjua në lagjen Masrifiya, në jug të Bejrutit dhe se makinat ishin në flakë.
Shkaku i shpërthimit ishte i panjohur deri të martën pasdite, sipas agjencisë. Megjithatë, Washington Post citoi një zëdhënës të Hezbollahut të thoshte se selia e një zyrtari palestinez ishte në shënjestër në periferi të Dahiyeh ku ndodhet Masrifiyah. Zona është gjithashtu shtëpia e selisë së Hezbollahut.
Lini një Përgjigje