TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Mars 2023, 16:01

Vizita e Xi-Jinping në Moskë, Putin: Respektojmë përpjekjen e Kinës për të zgjidhur krizën në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Xi-Jinping në Moskë, Putin: Respektojmë përpjekjen

Presidendti rus, Vladimir Putin ka mirëpritur planin e Kinës për të zgjidhur "krizën akute" në Ukrainë, gjatë takimit që pati me homologun e tij Xi Jinping në Kremlin.

Presidenti rus i tha homologut të tij kinez se ai kishte parë propozimet e tij për një rezolutë dhe se ai i shikonte ato me respekt. Duke folur në bisedimet jozyrtare në fillim të vizitës shtetërore të Xi, Putin tha gjithashtu se Rusia ishte "pak ziliqare" ndaj zhvillimit të shpejtë të Kinës në dekadat e fundit.

"Gjatë viteve të fundit, Kina ka bërë një përparim në zhvillimin e saj. Në të gjithë botën ajo shkakton interesa dhe ne jemi xhelozë," tha ai.

Ndërkohë që udhëheqësi kinez u përgjigj duke thënë se është "i bindur" se Putin do të gëzojë mbështetjen publike në Rusi përpara zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm.

"Falë lidershipit tuaj të fortë, Rusia ka bërë përparim të rëndësishëm në arritjen e prosperitetit të vendit në vitet e fundit. Jam i sigurt se populli rus do t'ju mbështesë fuqishëm në përpjekjet tuaja të mira", tha Xi.

xi-jinping putin moskë

Lini një Përgjigje