TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2025, 11:24

Viktor Orban provokon BE në samitin e liderëve europianë: Pse kemi frikë nga Rusia?! Ne jemi më të fortë

Shkruar nga Pamfleti
Viktor Orban provokon BE në samitin e liderëve europianë: Pse
Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban

Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, lideri i Hungarisë Viktor Orban u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e tij ndaj rrezikut rus.

Ndërsa Donald Tusk nga Polonia po fliste me një grup gazetarësh polakë, një prej tyre bërtiti një pyetje në anglisht drejtuar Orbanit, i cili po bisedonte me gazetarë hungarezë pranë.

Pyetja ishte: Kush përbën kërcënimin kryesor për Evropën?

(Tusk kuptoi shpejt situatën dhe e paralajmëroi Orbanin: “Është një provokim.”)

Por Orban qëndroi i qetë dhe iu përgjigj: Rreziku i vërtetë? Stagnimi ekonomik dhe humbja e konkurrueshmërisë.

“Jo Rusia?”, vijon pyetja. Orbani vazhdoi duke theksuar fuqinë e Evropës në krahasim me Rusinë

“Ne jemi më të fortë se Rusia. Bëni disa krahasime dhe bazoni mendimin tuaj mbi fakte. Ne kemi më shumë se 400 milionë njerëz, Rusia ka rreth 130 milionë. Shikoni Prodhimin e Brendshëm Bruto të Evropës, është kaq i madh. Rusia është kaq e vogël. Të 27-të së bashku shpenzojmë më shumë për mbrojtjen ushtarake se rusët. Atëherë pse kemi frikë? Ne jemi më të fortë se ata. Pyetja është nëse kemi udhëheqjen për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur interesat tona së bashku. Kjo është ajo që duhet të bëjmë gjithsesi.”, përfundoi Orban.

Kjo deklaratë e Orbanit, u bë në Kopenhagen të Danimarkës ku po zhvillohet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, me pjesëmarrjen e liderëve nga 49 vende evropiane, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në qendër të diskutimeve janë Ukraina dhe siguria në Evropë.

viktor orban

Lini një Përgjigje