
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit në SHBA, ku një avion i kompanisë American Airlines u detyrua të ndalonte menjëherë gjatë nisjes, pasi tym i dendur nisi të dilte nga pjesa e poshtme e mjetit fluturues.
American Airlines konfirmoi se avioni kishte pësuar një defekt mekanik gjatë përgatitjes për nisje, i cili lidhej me një nga gomat e avionit. Kompania bëri të ditur gjithashtu se të gjithë 173 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan të sigurt dhe se mjeti fluturues iu dorëzua menjëherë ekipit të mirëmbajtjes së kompanisë.
Sipas informacionit zyrtar, pesë persona u lënduan dhe një prej tyre u transportua në spital për kujdes mjekësor.
Sipas faqes për ndjekjen e fluturimeve Flightradar24.com, fluturimi AA3023, i cili ishte parashikuar të nisej nga Denveri drejt Majamit rreth orës 13:15 me orën lokale, u ndal papritur në pistë për shkak të incidentit.
????#BREAKING: ëatch as People evacuate from a American Airlines jet after a left main ëheels caught fire
— R A ë S A L E R T S (@raësalerts) July 26, 2025
????#Denver | #Colorado
ëatch as passengers and creë evacuate American Airlines Flight 3023, a Boeing 737 MAX 8, at Denver International Airport. The Miami-bound jet ëas forced… pic.tëitter.com/RmUrXYj5Jp
Lini një Përgjigje