
Publikohen foto të kamionëve që transportojnë furnizime drejt Gazës.
Imazhet tregojnë skena kaotike, ndërsa kamionët janë të rrethuar nga turma palestinezësh, të cilët kërkojnë ndihmë që po lëvizin drejt Gazës përmes korridoreve humanitare.
Imad Kudaya është një gazetar vendas në Gaza dhe nga al-Maëasi, në jug të Rripit, ai i ka treguar BBC Neës rreth hedhjeve të fundit nga ajri dhe rreziqeve që lidhen me to për ata që janë në terren.
"Shumica e atyre pakove që kanë rënë nga qielli - ato kanë rënë në ... vende ku nëse shkon atje do ta vësh veten në një rrezik shumë të madh. Ato vende janë evakuuar dhe nën kontrollin izraelit - kështu që është e rrezikshme", shprehet ai.
Imad thotë se ka "lajme të mira" nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane, e cila thotë se do të lejohen më shumë kamionë me ndihma në Rrip.



Lini një Përgjigje