
Sulmet e ndërsjellat mes Izraelit dhe Iranit vijojnë ende. Izraeli njoftoi pak minuta më parë se ka zbuluar një valë tjetër raketash të lëshuara nga Irani të dielën.
Ushtria izraelite ka paralajmëruar qytetarët në të gjithë vendin të qëndrojnë pranë strehimoreve, ndërkohë që sirenat janë dëgjuar nëpër qytet.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se sistemet e tyre mbrojtëse po vepronin për të kapur kërcënimin.
“Komanda e Frontit të Brendshëm u ka udhëzuar banorëve në të gjithë vendin të qëndrojnë afër hapësirave të mbrojtura. Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen”, tha IDF në një deklaratë.
Lini një Përgjigje