
“Ata vazhdojnë të vrasin fëmijë, ata nuk janë njerëz”. Ishte ky qëndrimi i aktorit të njohur italian, Roberto Benigni, i cili ishte i ftuar në emisionin “Propaganda Live” në La7, në lidhje me luftërat që po zhvillohen aktualisht në botë. Emisioni trajtoi konfliktin në Ukrainë, situatën në Palestinë dhe Gaza, si dhe tragjeditë në Detin Mesdhe.
Benigni theksoi gjithashtu mungesën e një "Bashkimi Evropian të vërtetë", i cili, sipas tij, mund të kishte ndihmuar në parandalimin e ngjarjeve të tilla.
Ai kujton gjithashtu fjalët e Joe Biden, i cili pas sulmeve të 7 tetorit i bëri thirrje qeverisë izraelite të mos i përgjigjej “tmerrit me më shumë tmerr”, një thirrje që, sipas Benignit, nuk u mor parasysh.
Gjatë prezantimit të tij, ai shpërtheu kur trajtoi çështjen e fëmijëve viktima të luftës, duke deklaruar: "kur fëmijët luajnë në luftë, sapo njëri prej tyre gërvishtet, loja ndalet. Por pse vazhdojnë të vrasin fëmijë?"
Lini një Përgjigje