TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 08:24

Veprimet pranojake të Putinit “pushtojnë” rrjetin, qëndrimi i tij 30 metra larg ambasadorëve të rinj të BE-së bëhet “viral”

Shkruar nga Pamfleti

Veprimet pranojake të Putinit “pushtojnë” rrjetin,

Presidneti rus, Vladimir Putin vazhdon të tregojë shenja se është i frikësuar nga një atentat. Kjo u vu re dhe gjatë një takimi me disa diplomatë në Moskë, ku qëndroi rreth 30 metra larg tyre.

Despoti 60-vjeçrarë, gjatë takimit me Këshillin e Sigurisë së Rusisë, u prezantua me 17 ambasadorë të rinj që vijnë nga shtetet e Bashkimin Evropian dhe SHBA-ja. Por për diplomatët brenda sallës së zbukuruar “Alexander Palace” të Kremlinit, presidenti mezi shihej. Por Putin tha se nuk mund të takohej me të dërguarit për shkak të “kufizimeve sanitare”.

“Por unë jam i sigurt se do ta kemi mundësi që të takohemi gjatë kohës sa jeni këtu. Unë ju uroj gjithë të mirat”, tha ai.


Në ceremoninë e kredencialeve morën pjesë Roland Galharague, përfaqësues i BE-së, si dhe ambasadorë të rinj të shteteve të NATO-s, Norvegjisë dhe Danimarkës. Midis diplomatëve ishte ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, gruaja e parë që mban ndonjëherë këtë post që nga emërimi i saj dhjetorin e kaluar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov theksoi se Putini nuk ka dashur ta veçonte ambasadoren amerikane pasi “marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, nga të cilat varet drejtpërdrejt siguria dhe stabiliteti global, janë në një krizë të thellë. Ai bazohet në qasje thellësisht të ndryshme për formimin e rendit botëror modern”.

Duke jetuar nën karantinë të rreptë personale gjatë katër viteve të fundit, Putin thuhet se ‘është bërë paranojak’.  Shëndeti i tij ka qenë prej kohësh një temë e nxehtë e spekulimeve, nga fjalimet e anuluara deri te kolla e herëpashershme.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore, megjithatë, kanë hedhur poshtë thashethemet e vjetra se lideri rus nuk është mirë.

putin paranojak

Lini një Përgjigje