TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 08:01

Frika nga dezinformimi rus dhe kinez, i dërguari special i SHBA-së vjen në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga dezinformimi rus dhe kinez, i dërguari special i SHBA-së
I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James P. Rubin

I dërguari special dhe koordinatori për Qendrën Globale të Angazhimit, James P. Rubin do të vizitojë për 4 ditë Shqipërinë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Departamenti i Shtetit njofton se ai do të udhëtojë nga data 10-14 prill në Podgoricë, Shkup, dhe Tiranë. 

Gjatë qëndrimit në Tiranë, i dërguari i posaçëm Rubin do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

Ai gjithashtu do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit, ku do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin.

Në Podgoricë dhe Shkup, i dërguari i posaçëm Rubin do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të forcuar mbështetjen për nismat kundër dezinformimit. Ai do të diskutojë përpjekjet e Rusisë, Republikës Popullore të Kinës dhe aktorëve të tjerë keqdashës që përdorin dezinformata për të minuar demokracinë dhe sigurinë kombëtare në mbarë globin, dhe se si kombet tona mund t’i kundërshtojnë së bashku kërcënimet në hapësirën e informacionit”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se James P. Rubin është emëruar në dhjetor të vitit të kaluar në këtë detyrë nga sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Ballkani Perëndimorë është një nga qendrat në të cilat Rusia dhe Kina janë munduar gjithmonë që të shtrijnë influencën e tyre. Ndërkohë SHBA duke marrë shkas nga lufta e madhe dezinformuese që po zhvillohet që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, po merr masat e duhura që të ndalojë përhapjen e efekteve negative që mund të sjellin këto veprime. 

dezinformimi rus shba i dërguari special

Lini një Përgjigje