
Një koreano-veriorë i cili ka mundur të largohet nga vendi komunist, ka rrëfyer për "Sky News" peripecitë e kaluara nga ai dhe familja e tij në Korenë e Veriut, si dhe ka bërë edhe një pasqyrë të situatës në vend.
Historitë e tij nga brenda vendit komunist janë mahnitëse dhe ofrojnë një vështrim të rrallë se si ka qenë jeta atje që nga shpërthimi i pandemisë. AI fillimisht tregon se si arriti të arratisej nga Koreja e Veriut drejt Kinës dhe vështirësitë që hasi rrugës.
“Nëna ime i dha ryshfet ushtarit paraprakisht. Lumi ishte i ngrirë. Më kujtohet se kam ecur ndoshta 15 minuta deri në 20 minuta nëpër akull. Më kujtohet se u drodha nga i ftohti pasi kalova lumin dhe u ngjita mbi gardhin që kishin ngritur rojet kineze”, shpjegoi ai ndërsa tregon në një hartë se ku kaloi kufirin në veri të Kinës.
Babai u zhduk pa lënë gjurmë
Fëmijëria e tij, me sa duket, ishte një fëmijëri relativisht normale sipas jetës që bëhet në Korenë e Veriut. Që në moshë të re ai ndihmonte familjarët që të kujdeseshin për fushat dhe mundohej të ndiqte shkollën kur të mundej. Por gjithçka ndryshoi menjëherë pasi babai i tij u zhduk papritur pa lënë gjurmë.
“Vetëm rreth një vit më vonë, kur ai ra në kontakt me ne, kuptova se ai kishte ikur në jug. Ai kontaktoi nënën time nëpërmjet telefonit. Ajo që ne nuk e kuptuam ishte se departamenti i sigurimit politik të shtetit të Koresë së Veriut kishte përgjuar telefonin tonë fiks. Si rezultat, nëna jonë u dërgua në kampin e punës”, shpjegon ai.
Pa burgosjes së nën së tij, ai tregon se fillimisht, iu lejua të vizitonte nënën e tij çdo tre muaj në paraburgim dhe ai e përshkruan atë që pa atje si tronditëse.
“Sasia e ushqimit të ofruar në këto qendra të paraburgimit është për të ardhur keq. Të burgosurit marrin rreth 20 deri në 30 kokrra misri çdo vakt, gjë që padyshim nuk është e mjaftueshme që një person të mbijetojë, kështu që unë përgatita një drekë kur shkova për ta vizituar. Pesha e trupit të nënës sime ishte përgjysmuar në tre muajt e paraburgimit. Sytë e mi u mbushën me lot në momentin që e pashë; ajo ishte aq e zhveshur dhe e dobët sa nuk e njoha fillimisht. I rrihnin edhe gratë në burg. Sytë e nënës ishin të fryrë deri në copa dhe kishte të mavijosura gjithandej. Unë qava kur pashë plagët e saj”, rrëfen ai.
Nëna e torturuar
Davidi ishte vetëm një fëmijë në atë kohë, por ai u la të kujdesej për veten dhe vëllezërit e motrat e tij. Ai thotë se e la shkollën dhe u përpoq të siguronte bukën e gojës, duke punuar në ara dhe duke prerë dru në dimër, por pranoi se edhe vidhte ushqim për të mbijetuar. Ajo pak që mundi të sigurojë ia çoi nënës së tij.
“Nëna ime tha se nëse familjet e të burgosurve nuk i vizitonin në burg, ata do të vdisnin nga uria nga kequshqyerja. Ajo tha se dhjetëra njerëz vdisnin çdo ditë nga kequshqyerja, madje tha se njerëzit vdisnin në mes të vakteve. Për të asgjësuar kufomat, ajo tha se i “palosnin” në pjesën e belit dhe i fusnin në thasë. Më pas kufomat varroseshin pranë gardheve të burgut. Gjithashtu, për shkak se varret nuk ishin shumë të thella, era e keqe e kufomave dilte nga toka në pranverë kur ngrohej”, rrëfen ai.
Nëna e tij i përshkroi atij torturat me të cilat përballej, përfshi edhe rrahjet brutale. Ajo gjithashtu përshkroi se si të burgosurit, familjet e të cilëve nuk kishin mjetet për të sjellë ushqim shtesë ose për t’u dhënë ryshfet rojeve, do të kishin një jetëgjatësi prej vetëm tre deri në katër vjet.
Historitë e Davidit është një nga dëshmitë e fundit nga brenda Koresë së Veriut, pasi janë vërtet shumë të rralla.
Lini një Përgjigje