TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Nëntor 2025, 14:19

Vendetta në Greqi! Sherri me kallashnikovë mes dy fiseve vret tre persona dhe lë 12 të plagosur; policia rrethon fshatin

Shkruar nga Pamfleti

Sipas raportimeve lokale, midis të plagosurve ishin disa fëmijë. Disa u dërguan në spitale me makina private dhe automjete bujqësore, pasi ambulancat nuk mundën të arrinin në zonë për shkak të të shtënave me armë zjarri që vazhdonin. Sulmi në fshat me kallashnikovë erdhi si në shenjë hakmarrjeje për një bombë në një ndërtesë që i përkiste një familjeje.
Vendetta në Greqi! Sherri me kallashnikovë mes dy fiseve vret tre

Vendetta në Greqi

Skena kaosi raportohet se ka ndodhur në fshatin Vorizia të Heraklionit, Kretë, Greqi, ku si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur.

Bëhet me dije se të shtënat me armë kanë ndodhur mes dy familjeve, të cilat prej muajsh kanë qenë në konflikt të hapur.  

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të shumta policore, lufta mes familjeve vijon ende në zonë, ndërsa raportohet se janë hedhur mbi 2,000 plumba. Dëshmitarët thonë se dëgjohen vazhdimisht të shtëna me armë zjarri në zonë. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një burrë, njëra prej grave dyshohet se ka humbur jetën pas një ataku kardiak nga frika, ndërsa njëri nga dy burrat e vrarë është njëri nga autorët që hapi zjarr.

Sipas raportimeve lokale, midis të plagosurve ishin disa fëmijë. 

Të plagosurit janë transportuar me ambulanca në Qendrën Shëndetësore Moira dhe Qendrën Shëndetësore Agia Varvara, të cilat po ruhen nga policia për të shmangur incidente të tjera.

Vendetta në Greqi! Sherri me kallashnikovë mes dy fiseve vret tre

Raportohet se banorët e fshatit edhe pse në panik po ndihmojnë në transportimin e të plagosurve, duke përdorur edhe automjete bujqësore për t’i çuar në spital. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka nisur që prej një viti, ndërsa përleshja e sotme besohet se është hakmarrje për një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një ndërtesë në ndërtim në të njëjtin fshat.

E gjitha filloi të premten në mbrëmje, kur në fshat u krijua kaos për shkak të zhurmës shurdhuese të bërë nga shpërthimi, i cili ndodhi në një shtëpi në ndërtim e sipër. Të nesërmen në mëngjes, një grup njerëzish nga një familje e madhe fshatare rrëmbyen armët dhe filluan të qëllonin në shenjë hakmarrjeje.

Vendetta në Greqi! Sherri me kallashnikovë mes dy fiseve vret tre

Forcat speciale të policisë arritën të hynin në Vorizia disa orë pasi filluan të shtënat dhe e kanë rrethuar fshatin, duke kërkuar autorët e gjakderdhjes.

Vërehet se masakra të kujton hakmarrjen vdekjeprurëse të vitit 1955, ku brenda vetëm pak orësh, gjashtë banorë të fshatit Riziti humbën jetën, ndërsa 14 të tjerë u plagosën.

breshëri plumbash në greqi luftë mes dy fisesh

Lini një Përgjigje