TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2026, 10:54

Vance akuza Evropës: Sulmon SHBA-në publikisht dhe negocion në heshtje!

Shkruar nga Pamfleti

Vance akuza Evropës: Sulmon SHBA-në publikisht dhe negocion në

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, ka sulmuar hapur qëndrimin e vendeve evropiane ndaj Uashingtonit, duke i cilësuar si dyfytyrësh.

Ai deklaroi se Evropa mban një retorikë publike kundër SHBA-së, ndërsa në biseda private shfaq gatishmëri për kompromis.

“Evropianët privatisht janë shumë miqësorë dhe të gatshëm të bëjnë shumë lëshime, por pastaj sulmojnë publikisht dhe thonë: ‘Ne nuk do të bashkëpunojmë me amerikanët. Ne nuk do të bëjmë asgjë me amerikanët’”, tha Vance.

Vance rrëzoi pretendimet se vendet evropiane po mbajnë një qëndrim të fortë dhe të pandryshueshëm ndaj SHBA-së.

“Më vjen keq. Është e gjitha e rreme. Narrativa se ata nuk po bëjnë lëshime dhe kompromise ndaj SHBA-së nuk është e vërtetë”, shtoi nënpresidenti amerikan.

Në të njëjtën intervistë, Vance u ndal edhe te Irani, duke paralajmëruar për pasojat që do të sillte pajisja e Teheranit me armë bërthamore. Sipas tij, një zhvillim i tillë do të niste një zinxhir armatosjeje në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Nëse iranianët do të sigurojnë një armë bërthamore, e dini kush do të sigurojë një armë bërthamore të nesërmen? Sauditët dhe pastaj disa të tjerë në shtetet arabe të Gjirit. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i deklaruar politik i presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha Vance.

Ai theksoi se Presidenti Donald Trump do të ndjekë një qasje fleksibël në raport me Teheranin.

“Ajo që do të bëjë Presidenti Trump është t’i mbajë opsionet e tij të hapura. Ai do të flasë me të gjithë. Ai do të përpiqet të arrijë atë që mundet përmes mjeteve jo-ushtarake. Nëse ai beson se ndërhyrja ushtarake është e vetmja mundësi, atëherë në fund të fundit ai do ta bëjë atë zgjedhje”, shtoi Vance.

Duke folur për të ardhmen e Iranit, nënpresidenti amerikan shprehu hapur preferencën e tij për një ndryshim politik në Teheran.

“Në një botë të përsosur, do të doja shumë që një grup iranianësh që duan lirinë të merrnin pushtetin në vendin e tyre dhe të kishin një qeveri që ishte shumë më miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sigurisht që kjo do të ishte mirë”, deklaroi ai.

Lini një Përgjigje