TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2026, 10:39

Lavrov godet Athinën: Greqia armik i Rusisë, tradhëtarët dërguan armë në Donbas

Shkruar nga Pamfleti
Lavrov godet Athinën: Greqia armik i Rusisë, tradhëtarët
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Greqia ka zgjedhur të jetë armike e Rusisë, dhe Sergej Lavrov nuk e fsheh dot zemërimin.

Ministri i Jashtëm gjatë një prezantimi të punës diplomatike të Moskës për vitin 2025, ka akuzuar Athinën për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe për tradhti ndaj lidhjeve shekullore ruso-greke.

“Greqia ndërpreu bashkëpunimin me Rusinë që u ndërtua gjatë shumë dekadave, politika, ekonomia, kultura, çështjet humanitare u shkatërruan. Dhe pas katër vitesh nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin zyrtar të Athinës. Vetëm deklarata anti-ruse dhe akuza të pabaza rusofobe,” tha Lavrov.

Ai shtoi se armët që dërgoi Athina po përdoren çdo ditë nga forcat ukrainase kundër civilëve në Donbas, në Zaporozhia, Kherson, Krime dhe rajone të tjera jugore.

Dhe kjo ndodh pavarësisht se aty jeton një diasporë greke e madhe, paqedashëse dhe e lidhur historikisht me atdheun e saj.

Lavrov kritikon edhe marrëveshjen strategjike të Athinës me Kievin për dronët detarë, duke e cilësuar si një hap të qartë anti-rus dhe pjesë të një presioni sistematik perëndimor mbi Greqinë.

Ndërkohë sipas sondazheve, 72% e grekëve mendojnë se vendi duhet të mbajë një qëndrim neutral në konfliktin ukrainas, shkruan Protothema.

Por Athina ka zgjedhur të bashkëpunojë me Perëndimin dhe të furnizojë Ukrainën me armë dhe sisteme mbrojtëse ruse të kapura, duke vënë në rrezik civilët dhe komunitetin grek atje.

lavrov godet athinën greqia armik i rusisë

Lini një Përgjigje