TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Nëntor 2025, 07:54

Uragani 'Melissa' nuk ndalet, mbi 120 mijë persona të evakuuar pas goditjes në Kubë

Shkruar nga Pamfleti

Uragani 'Melissa' nuk ndalet, mbi 120 mijë persona të

Rreth 120 mijë njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në qendra evakuimi ose në akomodime të përkohshme në Kubë, pasi uragani i fuqishëm “Melissa” goditi pjesën lindore të ishullit.

Shifra u bë e ditur gjatë një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, organit më të lartë të menaxhimit të krizave dhe fatkeqësive, i cili kryesohet nga Presidenti Miguel Díaz-Canel. Këshilli po mblidhet çdo ditë për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar ndihmat.

Uragani “Melissa” kaloi skajin lindor të Kubës të mërkurën e kaluar, duke qëndruar mbi zonën për shtatë orë si një uragan i Kategorisë 3 (nga 5) sipas shkallës Saffir–Simpson.

Erërat arritën deri në 200 kilometra në orë, ndërsa reshjet e shiut kapën deri në 400 milimetra në disa rajone, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banesa.

Autoritetet kubane po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike, rindërtimin e banesave dhe sigurimin e furnizimeve bazë për komunitetet e prekura.

Lini një Përgjigje