TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 21:49

Ultimatumi ndaj Iranit, Papa goditje Trump-it: Po vë në rrezik jetë të pafajshme!

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi ndaj Iranit, Papa goditje Trump-it: Po vë në rrezik
Papa Leo XIV

Thirrje urgjente për ndaljen e përshkallëzimit ndërsa bota pret skadimin e ultimatumit

Në një moment kritik për Lindjen e Mesme, ndërsa bota po numëron orët drejt skadimit të ultimatumit të presidentit amerikan Donald Trump, Papa Leoni XIV ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të fundit, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe me pasoja të rënda për civilët.

Sot, siç e dimë të gjithë, kemi pasur këtë kërcënim ndaj të gjithë popullit të Iranit. Kjo është vërtet e papranueshme”, deklaroi Papa duke folur para gazetarëve, teksa largohej nga rezidenca e tij në Castel Gandolfo.

Ai theksoi se situata nuk është vetëm çështje politike apo ushtarake, por prek drejtpërdrejt parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe moralit.

Këtu ka qartë një çështje të së drejtës ndërkombëtare, por edhe shumë më tepër se kaq. Është një çështje morale për të mirën e një populli të tërë,” u shpreh ai.

Në një apel të drejtpërdrejtë, Papa kërkoi që vendimmarrësit të reflektojnë mbi pasojat njerëzore të konfliktit, në një kohë kur retorika dhe veprimet ushtarake po përshkallëzohen.

Dua t’i ftoj të gjithë të mendojnë për zemrat e kaq shumë njerëzve të pafajshëm, për kaq shumë fëmijë, për kaq shumë të moshuar. Janë njerëz plotësisht të pafajshëm, që mund të bëhen viktima të kulmit të një lufte që ka nisur prej ditësh”, shtoi ai.

Deklarata e Papës vjen ndërsa tensionet kanë arritur kulmin dhe frika për një përshkallëzim të menjëhershëm mbetet e lartë, me vendet e rajonit në gatishmëri dhe kanalet diplomatike pothuajse të ndërprera.

Në këtë klimë, thirrja e Vatikanit për kujdes dhe përgjegjësi thekson dimensionin human të krizës, në një moment kur vendimet politike mund të kenë pasoja të pakthyeshme për miliona civilë.

papa leo xiv

Lini një Përgjigje