TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Prill 2026, 21:17

Hetimi për Epstein, Bill Gates do japë llogari para Kongresit më 10 qershor!

Shkruar nga Pamfleti
Hetimi për Epstein, Bill Gates do japë llogari para Kongresit më
Bill Gates

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, do të dëshmojë më 10 qershor  para Komitetit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, në kuadër të hetimit të vazhdueshëm mbi Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për abuzim seksual.

Sipas një burimi të njohur me çështjen, komiteti kishte kërkuar dëshminë e Gates përmes një letre të dërguar më 3 mars. Intervista do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe konsiderohet më pak formale se një dëshmi zyrtare.

Zëdhënësi i Gates deklaroi se ai “e mirëpret” mundësinë për të bashkëpunuar me komitetin. Sipas tij, Gates nuk ka qenë as dëshmitar dhe as pjesëmarrës në veprimtaritë e paligjshme të Epstein dhe është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve për të mbështetur hetimin.

Marrëdhënia e Gates me Epstein ka qenë objekt shqyrtimi publik. Dokumente të publikuara në dhjetor e lidhin atë me Epsteinin, ndërsa vetë Gates ka pranuar se ka pasur disa takime me të. Në një intervistë për PBS NewsHour në vitin 2021, ai i cilësoi këto kontakte si “një gabim” dhe tha se i ndërpreu pasi kuptoi se Epstein nuk po kontribuonte në nismat për shëndetin global, siç kishte menduar fillimisht.

Dëshmia e Gates është pjesë e një serie intervistash që komiteti po zhvillon me persona të lidhur me rastin. Themeluesi i Gateway, Ted Waitt, pritet të intervistohet më 30 prill, ndërsa Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, më 6 maj. Rojtarja e burgut Tova Noel, e cila ka deklaruar se ishte personi i fundit që pa Epsteinin gjallë, do të intervistohet më 18 maj, ndërsa ish-asistentja e tij Lesley Groff më 9 qershor.

Komiteti ka intervistuar më herët figura të tjera të rëndësishme, përfshirë ish-Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr, ish-Sekretarin e Punës Alex Acosta dhe Ghislaine Maxwell, e cila aktualisht ndodhet në burg. Gjithashtu janë marrë në pyetje edhe ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton për lidhjet e tyre me Epsteinin.

bill gates

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky trimi qe rrjep popujt me Mikrosoft e shpiku virus e antivirus e ka vetetetuar qe nuk eshte edhe aq burre i mire, pasi ia ka dredhur totalisht gruas qe e divorcoi. Pse kaq keq ishte ky trimi qe te jargavitej ne ishullin e cifutit tjeter? Natyrisht qe ai qe u qerua ishte si belaxhiu i fshatit qe la amanet litarin rreth qafes siper varrit e edhe pas vdekjes i futi njerezit ne bela i implikoi te gjithe ajken e botes. Por, por, ku ka ze nuk eshte pa gje.

    Lini një Përgjigje