TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Gusht 2023, 09:51

Ukraina “shigjeton” Papën: Kreu i Vatikanit instrument i propagandës ruse!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina “shigjeton” Papën: Kreu i Vatikanit instrument i
Papa Françesku

Mykhailo Podolyak një zyrtar i lartë ukrainas ka kritikuar deklaratat e fundit të Papa Françeskut, duke i kujtuar se u bë “një instrument i propagandës perandorake ruse”.

Papa Françesku inkurajon ideologjinë mizantropike të Putin-it, dobësitë e tij gjenocidale. Duhet të pyesim veten se çfarë është Kisha Katolike, çfarë është Krishtërimi, çfarë është Ukraina e gjakosur e viktimave të pafajshme. Duket se Papa ka qenë edhe një herë instrument i propagandës ruse”, tha Podolyak për “Corriere della Sera”.

Sipas këshilltarit të presidentit Zelensky, deklaratat e Papa Françeskut janë “një diskurs shkatërrues për humanizmin bashkëkohor”.

Nëse i vlerësojmë frazat e Papës me mendje të hapur, shohim se ato janë një inkurajim i pakushtëzuar për imperializmin agresiv, një duartrokitje për idenë gjakatare të ‘botës ruse’, që nënkupton shkatërrimin brutal të lirive dhe stilit të jetesës së të tjerëve”, shtoi Podolyak.

I pyetur nëse autoritetet ukrainase janë të hapura për një negocim, zyrtari i lartë sqaroi se në këtë moment “nuk bëhet fjalë” për një gjë të tillë.

“Le të jemi realistë. Moska vazhdon të mashtrojë veten se ka burimet për të mbajtur një pjesë të territoreve të pushtuara, ajo duhet të pësojë humbje të rëndësishme taktike në vijën e parë. Vetëm kjo, plus intensifikimi i konflikteve në rrethinat e Putin-it, do t’i detyrojë rusët për një vlerësim më realist të situatës. Nga kjo rezulton se në këtë moment nuk bëhet fjalë për ndonjë negociatë”, tha Podolyak për botimin italian.

Ai theksoi se Putin jo vetëm që nuk është një partner për të negociuar, ai është gjithashtu një hipokrit që e konsideron gatishmërinë e palës ukrainase për të dialoguar si një dobësi për t’u shfrytëzuar në avantazhin e tij.

“Putin-i nuk e mban kurrë fjalën e tij, ai vepron sipas instinkteve shkatërruese, gjithmonë duke mashtruar veten se mund t’i ikë, duke shkelur çdo rregull. Nuk do të ketë negociata dhe për arsye të ndryshme: është e kotë, poshtëron të drejtën ndërkombëtare, justifikon krimet e saj. Për më tepër, ai ka humbur të gjithë sensin e masës, ai dënon vendin e tij, shtyp kundërshtarët e tij, i ka vrarë ata”, vijoi Podolyak.

papa françesku ukraina

Lini një Përgjigje