TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2024, 07:50

Ukraina në NATO, fillimi i Luftës së Tretë Botërore!

Shkruar nga Pamfleti
Ukraina në NATO, fillimi i Luftës së Tretë Botërore!
Liderët e NATO-s në një takim me Volodymyr Zelenskyn

Frika për përhapjen e luftës në Lindje, ka shqetësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili në një takim me Volodymyr Zelensky dhe Kryeministirn e Britanisë së Madhe, Keri Starmer, tha se “lufta për Ukrainën nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara”.

Hyrja e Ukrainës në NATO  do të provokonte "Luftën e Tretë Botërore".

Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto, duke folur para gazetarëve në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Gazit në Shën Petersburg.

“Nëse Ukraina pranohet si anëtare e NATO-s në rrethanat aktuale, kjo do të nënkuptonte shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore dhe ne jemi deklaruar kundër provokimit të një përplasjeje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s”, tha Szijjarto, citon agjencia e lajmeve Tass.

Frika për përhapjen e luftës në Lindje, ka shqetësuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili në një takim me Volodymyr Zelensky dhe Kryeministirn e Britanisë së Madhe, Keri Starmer, tha se “lufta për Ukrainën nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për sigurinë dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara”.

"Mos u shqetësoni nga presidenca e Trump. Ne nuk e dimë se kush do të fitojë. Unë do të punoj me Kamala Harris nëse ajo zgjidhet, do të punoj me Donald Trump nëse ai do të zgjidhet. Nuk jam i shqetësuar për këtë sepse jam absolutisht i bindur që SHBA-të janë bashkë me të, sepse ata e kuptojnë se nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për ta dhe se nga Uashingtoni në San Francisko, e gjithë SHBA-ja do të jetë më pak i sigurt nëse Putini do të ishte i suksesshëm në Ukrainë”, tha Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka nisur një tur takimesh me liderët kryesorë europianë tha se, “Armëpushimi” nuk është një “temë” në tavolinën e diskutimeve këto ditë me qeveritë kryesore europiane.

Ai e tha këtë në Paris, ku u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Elysee.

“Kam ndarë me Emmanuel Macron planet tona, planin e fitores dhe situatën në fushën e betejës. Siç thashë, ne jemi mirënjohës për gjithçka, duke u përgatitur para dimrit, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe unë jam mirënjohës për gjithçka që ju (Macron) keni bërë", tha Volodymyr Zelensky.

Sakaq, bëhet e ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes se forcat e saj raketore goditën një sistem amerikan Patriot, një armë kyçe për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Në shënjestër u vunë në shënjestër dy raketahedhës, si dhe një radar dhe një kabinë kontrolli shënjestrimi.

Më 14 qershor, presidenti rus Vladimir Putin ka paraqitur kushtet për zgjidhjen e situatës në Ukrainë në një takim me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme. Kushtet e tij përfshinin tërheqjen e trupave të Ukrainës nga Donbass dhe Novorossiya dhe braktisjen e planeve për t'u bashkuar me NATO-n. Përveç kësaj, Moska tha se të gjitha sanksionet perëndimore duhet të hiqen dhe statusi jo-blloku dhe jo bërthamor i Ukrainës duhet të garantohet, ndërsa Ukraina duhet të sigurojë të drejtat, liritë dhe interesat e qytetarëve të saj rusishtfolës. Putin vuri në dukje se nëse Ukraina dhe Perëndimi refuzojnë iniciativën, kushtet mund të ndryshojnë për keq në të ardhmen. Kievi hodhi poshtë planin e paqes të Rusisë. Pas nisjes së një sulmi masiv ukrainas në rajonin kufitar të Rusisë Kursk më 6 gusht, Putin deklaroi se negociatat me një qeveri që synonte civilët nuk kishin kuptim.

 

nato ukriana putin

Lini një Përgjigje