
Nënkryetari i zyrës së presidentit Zelensky është shprehur se Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë.
Ihor Zhovkva tha se vendi i tij ka nevojë për automjete të blinduara dhe tanke nëse dëshiron të "çlirojë" zonat e pushtuara nga Moska. Ai shtoi se "objekti kryesor" i vizitave të Zelenskyt me fqinjët evropianë në ditët e fundit ishte kërkesa për "pako shtesë ushtarake".
“Për fat të keq, niveli i pajisjeve që ne kemi ende nuk është i mjaftueshëm për të filluar kundërsulmin. Për të nisur një kundërofensivë, me rezultat çlirimin e territoreve të Ukrainës, ju duhen sisteme të mjaftueshme artilerie dhe municione. Ju duhen automjete të blinduara dhe tanke. Ne duam që ky kundërsulm të jetë sa më e suksesshme. Suksesi do të ishte çlirimi i të gjitha zonave të pushtuara të Ukrainës", tha ai.
Ndërsa i pyetur lidhur me lajmet se të dy presidentët ukrainas dhe rus kanë rënë dakord të marrin një mision nga udhëheqësit afrikanë për një plan të mundshëm paqeje, ai tha se zgjidhja e vetme e përshtatshme do të ishte nga vetë ukrainasit.
"Lufta po vazhdon në territorin e Ukrainës. Kështu që i vetmi plan është dhe do të jetë plani ukrainas. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë propozimet e disa vendeve. Ne dimë për idetë kineze. Javën e kaluar, përfaqësuesi i presidentit brazilian vizitoi Kievin. Por i vetmi plan realist që Ukraina do të miratonte dhe do të zbatonte, së bashku me partnerët tanë në mbarë botën është nga presidenti Zelensky", përfundoi ai.
Lini një Përgjigje