TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Maj 2025, 14:16

U sulmua nga dronët ukrainas, ja si shpëtoi helikopteri që transportonte Putinin

Shkruar nga Pamfleti

U sulmua nga dronët ukrainas, ja si shpëtoi helikopteri që

Helikopteri me të cilin Vladimir Putin po udhëtonte për në Kursk më 20 maj u përfshi në zjarr të kryqëzuar kur ukrainasit sulmuan me dronë, ndërsa rusët i zmbrapsën sulmet.

Kjo u zbulua nga komandanti i mbrojtjes ajrore Yuri Dashkin, sipas mediave ruse.

Siç shpjegoi ai, intensiteti i sulmit u përshkallëzua ndjeshëm në momentin që helikopteri presidencial po fluturonte mbi Kursk.

Oficeri rus shtoi se njësitë e mbrojtjes ajrore ishin në gatishmëri të plotë, duke zmbrapsur sulmin me dron, ndërkohë që garantuan sigurinë e fluturimit të presidentit rus.

Putin vizitoi Kurskun më 20 maj, vizita e tij e parë në rajon që nga dëbimi i ukrainasve.

Gjatë vizitës së tij, presidenti rus u takua me vullnetarë të një ekipi humanitar, si dhe mori pjesë në një takim me krerët e autoriteteve komunale të Kurskut . Gjithashtu ai inspektoi termocentralin bërthamor "AEC-2" në ndërtim e sipër.

Lini një Përgjigje