TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2025, 14:21

U gjet i djegur në makinë, misteri i ngjarjes që po trondit Greqinë

Shkruar nga Pamfleti
U gjet i djegur në makinë, misteri i ngjarjes që po trondit
Makina ku u gjet i karbonizuar 71-vjeçari

Një person u gjet i karbonizuar brenda një automjeti në zonën e Mariolatës, në prefekturën e Fokidës.

Sipas raportimeve, viktima dyshohet të jetë pronari i automjetit.

Ndërkohë, tragjedia u shoqërua me një tjetër episod alarmues, pasi pothuajse në të njëjtën kohë u njoftua për një zjarr në një banesë në Mariolata, e cila i përkiste të njëjtit person.

Forca të shumta të zjarrfikësve u angazhuan menjëherë për të përballuar të dyja vatrat e zjarrit. Ndërsa automjeti ishte shkrumbuar plotësisht, zjarri në banesë vijonte ende në momentin e raportimit, duke vështirësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e dy zjarreve, ndërsa nuk përjashtohet asnjë pistë.

U gjet i djegur në makinë, misteri i ngjarjes që po trondit

 

djegie zjarrvenie viktima

Lini një Përgjigje