Michelle Obama ka deklaruar se do takohej duhej me regjisorin Rob Reiner dhe gruan e tij, natën kur ata dyshohet se u vranë nga djali i tyre, Nick Reiner, në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
"Ne duhej t’i takonim atë natë dhe e morëm lajmin", tha Michelle Obama në “ Jimmy Kimmel Live".
Ish-zonja e parë tha se ajo dhe bashkëshorti i saj u shkatërruan kur mësuan se regjisori legjendar dhe gruaja e tij, me të cilën kishin qenë miq për shumë vite, ishin vrarë.
Michelle Obama zbuloi se ajo dhe ish-presidenti ishin gati të takonin Rob Reiner dhe gruan e tij përpara se të zbulonin se ishin vrarë vetëm disa orë më parë.
“Më lejoni të them vetëm këtë: Ndryshe nga disa njerëz, Rob dhe Michele Reiner janë disa nga njerëzit më të mirë dhe më të guximshëm që do të donit të njihnit ndonjëherë”, tha ajo duke iu referuar vërejtjeve të bëra nga ish-Presidenti Trump, i cili e quajti Reiner “të çmendur” dhe “të torturuar dhe në vështirësi” në një postim në Truth Social pas vdekjes së regjisorit.
Pas vdekjes së çiftit, ish-Presidenti Obama dha një deklaratë duke lavdëruar trashëgiminë e Reiners.
“Unë dhe Michelle jemi të pikëlluar nga ndarja tragjike e Rob Reiner dhe gruas së tij të dashur, Michele. Arritjet e Robit në film dhe televizion na dhanë disa nga historitë tona më të çmuara në ekran”, shkroi ai në X.
Lini një Përgjigje