Një grup ligjvënëseshesh në Kongresin e Meksiko City u përfshinë në një përleshje fizike. Teksa kamerat transmetuan drejtpërdrejt ngjarjen, ligjvëneset i tërhiqnin flokët njëra-tjetrës dhe goditeshin me grushte.
Sherri shpërtheu pasi një grup grash nga Partia e Veprimit Kombëtar e krahut të djathtë iu afruan podiumit kryesor të legjislaturës në shenjë proteste kundër një rregulli që ato pretendonin se ishte shkelur nga partia e majtë Morena, e cila ka shumicën në legjislaturë.
Debati përfshinte reformimin e agjencisë së mbikëqyrjes së transparencës së qeverisë së qytetit, sipas raportimeve të mediave lokale.
Një video nga incidenti tregon të paktën pesë ligjvënëse nga të dyja partitë duke debatuar intensivisht, me anëtaret që godasin me bërryla, qëllojnë me shuplakë dhe i tërheqin flokët njëra-tjetrit, ndërsa ligjvënësit e Morenës u përpoqën t'i largonin fizikisht anëtarët e PAN nga foltorja, pavarësisht refuzimit të tyre për të lëvizur.
“Ne u ngjitëm në podium në mënyrë paqësore, pa prekur askënd, dhe vendimi i marrë nga grupi legjislativ i shumicës dhe aleatët e tij ishte të përpiqeshin të rifitonin kontrollin e bordit përmes dhunës”, tha në një konferencë për shtyp pas incidentit z. Andres Atayde, një ndihmës i përfaqësuesve të PAN.
ëATCH: Chaos erupts in Mexico City Congress as laëmakers pull hair and braël pic.tëitter.com/ABxe7tk5JX
— Rapid Report (@RapidReport2025) December 15, 2025
ëATCH: Another video of chaos inside Mexico City Congress today https://t.co/C451alSyJg pic.tëitter.com/YgYe8bITPë
— Rapid Report (@RapidReport2025) December 15, 2025
Lini një Përgjigje