TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shkurt 2026, 13:21

“U dridh mali, polli një mi”, "I dobët"/ Takimi me Ramën dhe Osmanin, mediat serbe sulmojnë Trump

Shkruar nga Pamfleti
“U dridh mali, polli një mi”, "I dobët"/ Takimi
Trump, Rama dhe Osmani

Në Uashington u zhvillua të enjten takimi i Bordit të Paqes, një organizatë e themeluar nga presidenti i SHBA, Donald Trump. Në aktivitet morën pjesë disa drejtues shtetesh, mes tyre presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbajti edhe një fjalim.

Pas përfundimit të mbledhjes, Osmani dhe Rama zhvilluan një bisedë me presidentin amerikan. Më pas, presidentja e Kosovës dha detaje për këtë takim në një intervistë.

Gjatë fjalës së tij, Trump përmendi edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Ai iu drejtua Osmanit duke i kërkuar që ta kontaktojnë në rast se shfaqen probleme.

Reagime pati në mediat serbe.

Gazeta “Blic” publikoi një artikull kritik ndaj presidentit amerikan, duke ironizuar deklaratat e tij për rolin në ndaljen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë dhe duke e cilësuar paraqitjen e tij si të dobët.

“U dridh mali, polli një mi”. Trump mburret se i ka dhënë fund 8 luftërave, përmend edhe Serbinë: Ja pse performanca e tij është shumë “më e dobët””, është titulli i publikuar nga “Blic”.

Në tekst, gazeta shkruan: “Dje, në takimin e “Komitetit për Paqe”, Trump u mburr edhe një herë me “suksesin” e tij në ndalimin e supozuar të luftës mes Kosovës dhe Serbisë”.

Artikulli thekson gjithashtu se në këtë takim nuk morën pjesë përfaqësues të Serbisë.

Ngjarja në Uashington u pasua me reagime mediatike në Beograd, ku fokusi u vendos te deklaratat e presidentit amerikan dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkohë Këshilltari i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka zbuluar në detaje nga biseda që zhvilloi Donald Trump me Edi Ramën dhe Osmanin.

Çollaku pohoi se tre liderët kanë folur për gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj krerëve të UÇK.

“Unë konfirmoj se biseda private ka qenë lidhur me drejtuesit e UÇK-së në Hagë. Janë diskutuar tema sensitive dhe të rëndësishme. Mendoj që nuk është koha për t’i bërë publike të gjitha. Presidentja do i bëjë publike në një moment të dytë, për të mos lënduar proceset”, tha Çollaku.

Sipas tij, “Trump është një President i paparashikueshëm, kështu që mund të kemi surpriza positive”.

“Osmani sot ka patur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nesër parashikojmë takime në nivele të tjera të rëndësishme politike dhe do të ketë lajme shumë të mira”, u shpreh Çollaku. 

 

takimi me ramën dhe osmanin mediat serbe sulmojnë trump

Lini një Përgjigje