TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2024, 14:00

U arratis nga Siria, reagon për herë të parë nga Moska Bashar al-Assad

Shkruar nga Pamfleti
U arratis nga Siria, reagon për herë të parë nga Moska
Bashar al-Assad

Presidenti i arratisur i Sirisë Bashar al-Assad ka reaguar për herë të para pas largimit nga vendi.

Kanali Telegram i presidencës siriane ditën e sotme ka publikuar një deklaratë që supozohet se është nga Bashar al-Assad e shkruar në Moskë, e datës 16 dhjetor, raporton Reuters.

Sipas deklaratës, Asadi shprehet "Nuk kam menduar të largohem nga vendi apo të jap dorëheqjen deri më 8 dhjetor".

“Largimi im nga Siria as nuk ishte planifikuar dhe as nuk ndodhi gjatë orëve të fundit të betejave, siç kanë pretenduar disa”, tha al-Assad në një deklaratë të lëshuar në Telegram të hënën.

“Përkundrazi, kam qëndruar në Damask, duke kryer detyrat e mia deri në orët e para të së dielës, 8 dhjetor 2024”, tha ai. “Ndërsa forcat terroriste depërtuan në Damask, unë u zhvendosa në Lattakia në koordinim me aleatët tanë rusë për të mbikëqyrur operacionet luftarake. Pas mbërritjes në bazën ajrore Hmeimim atë mëngjes, u bë e qartë se forcat tona ishin tërhequr plotësisht nga të gjitha linjat e betejës dhe se pozicionet e fundit të ushtrisë kishin rënë”.

U arratis nga Siria, reagon për herë të parë nga Moska

 

bashar al-assad

Lini një Përgjigje