TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Qershor 2024, 10:21

Turqia përfshihet nga flakët, 5 viktima dhe 44 të plagosur; 10 prej tyre në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Turqia përfshihet nga flakët, 5 viktima dhe 44 të plagosur; 10

Pesë persona kanë humbur jetën ndërsa 44 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi zjarret goditën disa fshatra në Turqinë juglindore.

Mësohet se 10 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

“Pesë persona humbën jetën dhe 44 u plagosën, ndërsa 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa flakët shpërthyen në dy zona pranë qytetit juglindor të Mardinit”, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në rrjetin social X.

Pas përpjekjeve intensive të ekipeve, zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

Turqia përfshihet nga flakët, 5 viktima dhe 44 të plagosur; 10

Sipas deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya, zjarri shpërtheu në orën 22:15 në rrethin rural Köksalan të  Dijarbakirit, i cili me ndihmën e erës përfshiu lagjet: Yazçiçi, Bağrık dhe Ağaçsever. Zjarri u përhap më pas në Yücebağ, Şenyuva, Yetkinlet, Mazıdağı të Mardinit.

Lini një Përgjigje