TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Nëntor 2023, 22:31

Turqia jep sinjale pozitive për ratifikimin e Suedisë në NATO, procesi pritet të përfundojë në fund vit

Shkruar nga Pamfleti

Turqia jep sinjale pozitive për ratifikimin e Suedisë në NATO,

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha sot homologëve të tij të NATO-s se po punon shumë për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, i cili aktualisht po debatohet në parlamentin turk.

Shefi i diplomacisë turke vlerësoi se deri në fund të vitit Ankaraja do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, tha sot një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

“Përfundimi i ratifikimit do të ndodhë para fundit të vitit”, tha zyrtari i cili kërkoi të qëndrojë anonim.

Suedia edhe Finlanda kërkuar të anëtarësohen në NATO në maj të vitit të kaluar, pas agresionit të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Në atë kohë, Presidenti Tajip Erdogan e kundërshtoi anëtarësimin e të dy vendeve. Erdogan tha se dy vendet nordike mbronin grupe të cilat Turqia i konsideron si terroristë, duke nënvizuar edhe embargot e tyre tregtare për mbrojtjen. Turqia e dha aprovimin për anëtarësimin e Finlandës në muajin prill, ndërsa Suedia vazhdon të jetë në pritje.

Turqia ka kërkuar që Suedia të ndërmarrë më shumë hapa për të frenuar anëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila konsiderohet si një grup terrorist nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Stokholmi reagoi me një projekt-ligj kundër terrorizmit, që e bën të paligjshëm anëtarësimin në një organizatë terroriste, duke hequr gjithashtu kufizimet e eksportit të armëve për Turqinë. Suedia thotë se e ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar.

Ratifikimi kërkon që projektligji të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme turke përpara se të hidhet në një votim të plotë parlamentar, çka mund të kërkojë disa ditë ose javë.

Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruajë atë në ligj për t’i dhënë fund procesit, kohëzgjatja e të cilit i ka zemëruar aleatët e Ankarasë dhe ka vënë në provë lidhjet e saj perëndimore.

turqia suedia nato

Lini një Përgjigje