TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Mars 2025, 15:44

Tualetet jashtë funksioni, avioni i Air India kthehet nga erdhi pas 10 orësh fluturim

Shkruar nga Pamfleti

Tualetet jashtë funksioni, avioni i Air India kthehet nga erdhi pas 10

Një fluturim i kompanisë Air India nga Çigako për në Delhi u shndërrua në një udhëtim 10-orësh pa destinacion, pasi avioni u detyrua të kthehej mbrapsht për shkak të një problemi jo të zakontë: 11 nga 12 tualetet e tij, dolën jashtë funksioni.

Incidenti ndodhi më 5 mars, kur fluturimi AI 126 po kalonte mbi Grenlandë. Me vetëm një tualet të mbetur funksional në klasin e biznesit dhe rreth 300 pasagjerë në bord, ekuipazhi mori vendimin për t’u kthyer në aeroportin O’Hare të Çikagos, sipas raportimit të mediave të huaja.

Problemi u zbulua rreth pesë orë pas nisjes së fluturimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e udhëtimit drejt Indisë. Në një deklaratë, Air India e përshkroi incidentin si një çështje teknike, duke sqaruar se pasagjerët dhe ekuipazhi zbarkuan normalisht në Çikago dhe u akomoduan në hotele për të minimizuar shqetësimet.

avioni tualeti

Lini një Përgjigje