
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur.
“Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar më 15 mars”, shkroi ai në Instagram, teksa më herët ishte shprehur se në tubimin dhe bllokadën e paralajmëruar nga studentët Beograd ne mesin e muajut, pret që “opozita të nxisë një dhunë të madhe”.
Tubimet masive të organizuara deri më tani nga studentët në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente. Por kjo e nuk e pengoi Vucicin të paralajmëronte më të keqen, e të fajësonte protestat edhe për problemet ekonomike.
“U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, theksoi kreu i shtetit serb.
Me bllokadat dhe protestat disa mujore, studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata, po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë, ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar pjesëmarrësit në protesta, si dhe ndërprerjen e procedurave gjyqësore të nisura ndaj të arrestuarve në demonstrata.
Lini një Përgjigje