Një person ende në kërkim raportohet se ka qëlluar ministrin serb të Kulturës, Nikolla Selankoviç në Beograd.
Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka deklaruar se me ndihmën e kamerave është duke u punuar për kapjen e personit.
"Selankoviç nuk e njeh këtë individ…Pas incidentit Selankoviç mbërriti në Ministrinë e Brendshme me hundë të gjakosur", citohet Daciç.
Vetë ministri i sulmuar ka deklaruar në media se personi që e sulmoi ka kërcënuar dhe mallkuar “ne të Partisë Progresive Serbe”.
Ministri i Kulturës Nikolla Selakoviç ishte duke vizituar prindërit e tij kur u përgjua dhe u sulmua fizikisht nga banditët.
Selakoviç u sulmua para ndërtesës ku jetojnë prindërit e tij. Huliganët fillimisht e kanë ofenduar dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht.
Policia është në kërkim të agresorëve.
Lini një Përgjigje