TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Maj 2026, 13:12

Trump zhvillon bisedë të gjatë telefonike me Netanyahun, në fokus lufta me Iranin

Shkruar nga Pamfleti
Trump zhvillon bisedë të gjatë telefonike me Netanyahun, në
Benjamin Netanyahu dhe Donbald Trump

Donald Trump zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë të gjatë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me luftën në Iran.

Sipas medias izraelite Chanel12, biseda ishte “e gjatë dhe dramatike”, ndërsa dy liderët duket se ndodhen “në prag të një vendimi” për hapin e ardhshëm ndaj Teheranit.

Ky komunikim vjen pas përpjekjeve të dështuara të Trump për ta larguar Teheranin nga pozicionet e tij, pavarësisht kërcënimeve, deklaratave të ashpra dhe veprimeve ushtarake që ka paralajmëruar.

Të hënën, presidenti amerikan njoftoi se po pezullon planet për rifillimin e menjëhershëm të sulmeve, pas kërkesës së shteteve arabe të Gjirit, pasi “po zhvillohen negociata serioze” që mund të çojnë në një marrëveshje të pranueshme për SHBA-në dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Pavarësisht shtyrjes, Trump ruajti retorikën e ashpër, duke deklaruar se forcat ushtarake amerikane mbeten në gatishmëri të plotë për një “sulm të gjerë ndaj Iranit, në çdo moment, nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”.

Kërcënimet e Gardës Revolucionare

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane premtoi se do ta zgjerojë luftën “përtej rajonit” të Lindjes së Mesme nëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmojnë sërish Iranin.

“Nëse sulmi ndaj Iranit përsëritet, lufta rajonale do të zgjerohet këtë herë shumë përtej rajonit dhe goditjet tona shkatërruese do t’ju thyejnë”, paralajmëroi Garda Revolucionare në një deklaratë të publikuar në faqen e saj, Sepah Neës.

Qëndrimi i Iranit dhe strategjia amerikane

Deri tani, nuk ka asnjë shenjë se Irani synon të pranojë kërkesat e SHBA-së, të cilat përfshijnë heqjen dorë nga programi bërthamor, ndalimin e zhvillimit të raketave balistike dhe ndërprerjen e mbështetjes për aleatët rajonalë në Gaza, Irak, Liban dhe Jemen.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, preferenca e presidentit amerikan mbetet paqja dhe diplomacia, por ai do të pranojë vetëm një marrëveshje që “vendos Amerikën të parën”. Zëdhënësja Olivia ëales theksoi se “Presidenti Trump i mban të gjitha kartat dhe i ruan të gjitha opsionet në tryezë për të garantuar që Irani të mos sigurojë kurrë armë bërthamore”.

Irani vazhdon të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, gjë që ka çuar në rritje të çmimeve të karburanteve dhe në presion ndaj Partisë Republikane përpara zgjedhjeve të ndërmjetme. 

Lini një Përgjigje