TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Mars 2025, 22:38

Trump zgjedh Mark Brnovich si ambasador të SHBA-së në Serbi, Shqipëria në “harresë”!

Shkruar nga Pamfleti

Trump zgjedh Mark Brnovich si ambasador të SHBA-së në Serbi,

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar ish-prokurorin e Arizonas, Mark Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi.

“Marku është veteran krenar i Gardës Kombëtare dhe paraprakisht ka shërbyer si Prokuror i Përgjithshëm i Arizonës. Si djalë i refugjatëve që ikën prej komunizmit, Mark do të jetë mbrojtës i fuqishëm i lirisë dhe do ta vendosë Amerikën gjithmonë të parën”, tha Trump.

Brnovich ka lindur në Detroit të Miçiganit më 1966. Prindërit e tij ishin nga Serbia, që kishin imigruar prej ish-Jugosllavisë. Babai i tij ishte me prejardhje nga Mali i Zi ndërsa nëna nga Spliti i Kroacisë.

Brnovich ka mbajtur postin prokurorit dhe politikanit në SHBA. Ai ishte Prokurori i Përgjithshëm i 26-të i Arizonës nga 2015 deri në 2023. Anëtar i Partisë Republikane, ai ishte një kandidat për e zgjedhjet e Senatit të SHBA-së 2022 në Arizona. Ai është i martuar me Susan Brnovich, një gjykatëse e qarkut e Shteteve të Bashkuara të Gjykatës së Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Arizonës

Ajo që bie në sy është se ndërkohë që në Serbi është bërë në një kohë të shpejtë rotacionin i ambasadorëve të SHBA-së. Shqipëria nga ana tjetër duket se është në harresë, po bëjmë gati dy vite pa një ambasador amerikan në Tiranë dhe ende nuk flitet për asnjë emër.

Lini një Përgjigje