Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Ted Turner, duke e cilësuar themeluesin e CNN si “një nga më të mëdhenjtë në historinë e televizionit”.
Në një postim publik, Trump i bëri homazh biznesmenit dhe pionierit të medias, duke theksuar se Turner krijoi një nga rrjetet më me ndikim në botë.
Ai deklaroi se CNN ndryshoi ndjeshëm pas shitjes së kompanisë nga Turner, duke shtuar se drejtuesit e mëvonshëm e dëmtuan imazhin dhe besueshmërinë e saj.
Trump shprehu gjithashtu shpresën që drejtuesit aktualë të medias të arrijnë ta rikthejnë reputacionin që, sipas tij, CNN kishte gjatë periudhës kur drejtohej nga themeluesi i saj.
Presidenti amerikan theksoi edhe marrëdhënien personale me Turner, duke e përshkruar atë si një njeri të gatshëm për të mbështetur kauza humanitare dhe iniciativa pozitive.
Lini një Përgjigje