TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2026, 17:42

Ish-gjenerali amerikan: Trump kërkon t’ua “ngecë” problemet me Hormuzin vendeve të tjera!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-gjenerali amerikan: Trump kërkon t’ua “ngecë”

Ish gjenerali amerikan, Mark Kimmitt, ka deklaruar se SHBA-të po shpresojnë që hapja e ngushticës të bëhet çështje e bashkësisë ndërkombëtare. 

Kimmitt tha se administrata Trump po përpiqet që të arrijë një marrëveshje me Iranin për hajpje e Ngushticës, pa i vendosur kushte për heqjen e tarifave, për shkak se ky kusht ka qenë u panegociueshëm nga ana e Iranit. 

Gjenerali analizon më tej duke thënë se pasi të arrihet paqja dhe të hapet ngushtica, problemi i taksës do të bëhet ndërkombëtarë dhe vendet e tjera do të futen në negociata për të diskutuar këtë tarfië. 

"Mendoj se pikëpamja e SHBA-së është se, sapo ngushtica të hapet përsëri, kjo do të bëhet një çështje e bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm e SHBA-së. Sapo të ketë një mirëkuptim paqeje midis Iranit dhe SHBA-së, atëherë mendoj se bota duhet të zhvillojë një bisedë me Iranin nëse kjo është e pranueshme", tha ai për SkyNews. 

hormuzi

Lini një Përgjigje