TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Maj 2026, 17:17

"Propozimi i SHBA-së është duke u shqyrtuar", Ministria e Jashtme iraniane: Çdo negociatë duhet të bëhet me mirëbesim

Shkruar nga Pamfleti
"Propozimi i SHBA-së është duke u
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghae

Një propozim amerikan për t'i dhënë fund luftës me Iranin është ende duke u shqyrtuar, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghae për Agjencinë e Lajmeve të Studentëve Iranianë (ISNA).

Në një intervistë me ISNA-n, Esmail Baghaei thotë se Irani po ndan pikëpamjet e tij mbi propozimin e SHBA-së me ndërmjetësuesit pakistanezë.

Në një postim në X duke cituar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), Baghaei tha se koncepti i negociatave kërkon të paktën një përpjekje të sinqertë për t'u angazhuar në diskutime me qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

"Pra, nevojitet 'besim i mirë', që do të thotë se 'negociatat' nuk janë 'mosmarrëveshje'; as nuk janë 'diktim', 'mashtrim', 'zhvatje' apo 'shtrëngim'", shton ai.

Ndërkohë që një anëtar i lartë i parlamentit iranian i ka hedhur poshtë raportet e medias amerikane për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës me Iranin, duke i quajtur ato një "listë dëshirash" amerikane dhe jo një realitet. Sipas një raporti nga agjencia amerikane e lajmeve Axios, të publikuar më herët sot, Shtëpia e Bardhë beson se mund të jetë duke u afruar drejt një memorandumi mirëkuptimi prej 14 pikash me Iranin.

Duke iu përgjigjur raportit, Ebrahim Rezaei, zëdhënësi i komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme të Parlamentit iranian, thotë se SHBA-të nuk do të arrijnë nëpërmjet një lufte të dështuar atë që nuk arritën ta fitonin në negociatat ballë për ballë.

"Irani e ka gishtin në këmbëz dhe është gati. Nëse SHBA-të nuk dorëzohen dhe nuk japin lëshimet e nevojshme, Irani do të japë një përgjigje të ashpër dhe që shkakton keqardhje", tha Rezai nënjë deklaratë të botuar në X.

irani bisedime

Lini një Përgjigje