TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Maj 2025, 20:39

Trump propozon Mike Waltz për ambasador në OKB, Rubio merr në dorë rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Trump propozon Mike Waltz për ambasador në OKB, Rubio merr në

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se po nominon Mike Waltz për të shërbyer si ambasador në OKB, pas shkarkimit të këtij të fundit nga roli si këshilltar për sigurinë kombëtare.

Vendin e tij duket do ta zërë, sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili tani do të shërbejë edhe si këshilltar i sigurisë kombëtare.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Që nga koha e tij në uniformë në fushën e betejës, në Kongres dhe, si Këshilltar im i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, ndërsa do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit. Së bashku, do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe Botën PËRSËRI TË SIGURTA. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!, shkroi Trump në Truth Social.

Më herët sot, u raportua se Waltz pritej të largohej nga administrata Trump në ditët në vijim, sipas burimeve, riorganizimi i parë i madh i stafit që kur presidenti mori detyrën në janar.

Waltz kishte qenë në terren të pasigurt pasi pa dashje shtoi një gazetar në një bisedë grupi në një aplikacion mesazhesh në lidhje me sulme ushtarake shumë të ndjeshme.

Lini një Përgjigje