
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dondal Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë, konkretisht në Zyrën Ovale, familjen shqiptare Xhaferi.
Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare, e cila ka tre fëmijë dhe njëri prej tyre është me aftësi të kufizuara. Presidenti ka në axhendën e tij kryesore takimet me personat me aftësi të kufizuar, në kuadër të politikave humaniste.
Siç raportohet në media, ky takim ishte pjesë e “Make-A-Wish”(Shpreh një Dëshirë) – organizatë bamirësie që u plotëson dëshira fëmijëve me aftësi ndryshe. Synimi i organizatës është që të krijojnë kujtime pozitive, shpresë dhe lumturi për këta fëmijë dhe familjet e tyre.
Gjatë këtij takimi të përzemërt, Trumpi i dha djalit të madh të familjes një monedhë si kujtim.
Lini një Përgjigje