Donald Trump deklaroi se “ndoshta do të arrij të shkoj në Parajsë”, gjatë një fjalimi të enjten në mëngjes në një aktivitet në kuadër të National Prayer Breakfast, në Uashington.
Presidenti amerikan u ndal gjerësisht te politikat e tij për emigracionin, për të cilat tha se deri tani kanë çuar në largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara.
Ai iu referua gjithashtu komenteve të mëparshme, ku kishte bërë shaka se nuk do të shkonte kurrë në Parajsë. “Kur thashë se nuk do të shkoj kurrë në Parajsë, po bëja shaka”, theksoi Trump. Më tej shtoi: “Me gjithë këto gjëra të mira që bëj, ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati i përsosur, por kam bërë shumë gjëra të mira për njerëz të përsosur”.
Lini një Përgjigje