Presidenti Donald Trump e ka quajtur të jashtëzakonshme vizitën e tij në Forumin Ekonomik të Davos-it në Zvicër. Teksa po kthehet në Uashington, Trump shkroi në ‘TruthSocial’ se gjatë kësaj vizite në Zvicër arriti dy gjëra të mëdha, marrëveshjen për Groenlandën dhe krijimin e Bordit të Paqes. Ai shtoi se gjëra të mira po ndodhin nën presidencën e tij.
“Duke u kthyer në Uashington. Ishte një kohë e jashtëzakonshme në Davos. Struktura e Groenlandës po punohet dhe do të jetë e mrekullueshme për SHBA-në, dhe Bordi i Paqes është diçka që Bota nuk e ka parë kurrë më parë. Shumë e veçantë. Kaq shumë gjëra të mira po ndodhin! Presidenti Donald J. Trump”, shkroi Trump në postimin e tij.
Lini një Përgjigje