Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po e prezanton “Bordin e Paqes” si një iniciativë globale për zgjidhjen e konflikteve, nga Gaza deri te Ukraina, refuzimet dhe skepticizmi nga shtetet kryesore europiane po zbulojnë përçarjen e thellë brenda aleancës transatlantike.
Në një intervistë për BBC, ministrja e Jashtme britanike Yvette Cooper deklaroi prerazi se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes, duke e konsideruar të papranueshme përfshirjen e Vladimir Putinit në një strukturë që flet për paqen, ndërkohë që Rusia vazhdon agresionin kundër Ukrainës. “Nuk ka asnjë sinjal se Putini është i gatshëm për paqe. Ne nuk mund të ulemi në të njëjtën tryezë me një agresor të tillë”, u shpreh Cooper.
Të njëjtin qëndrim e kanë mbajtur edhe Franca dhe Norvegjia, të cilat kanë shprehur rezerva serioze për legjitimitetin dhe rolin real të këtij bordi në raport me Kombet e Bashkuara. Sipas diplomatëve europianë, krijimi i një strukture paralele, me autoritet të paqartë dhe të udhëhequr nga Trump në mënyrë të përhershme, është një precedent i rrezikshëm që mund të minojë rendin ndërkombëtar ekzistues.
Italia, përmes kryeministres Giorgia Meloni, ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Davos, duke theksuar se mund të ketë probleme kushtetuese dhe procedurale që e bëjnë të pamundur anëtarësimin e Italisë në këtë moment.
Ndërkohë, vende të tjera si Kina, Irlanda dhe Ukraina kanë shprehur skepticizëm të fortë, pa dhënë një përgjigje përfundimtare. Kina ka theksuar përkushtimin e saj ndaj sistemit ndërkombëtar me OKB-në në qendër. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka qenë i qartë: “Nuk mund të ulemi në një bord me Rusinë, që është armiku ynë aktiv, dhe me Bjellorusinë që e mbështet.”
Në përgjithësi era e ngrotë në këtë fundë Janari të vitit sa ka filluar të 2026 ... tregon një mentalitet të ri në arenën Botërore... të organizimit të ri nga Suprfuqitë e kohës në fushën e globalizmit e të strukturat e reja që po krijohe në saj të preferencave të çdo Shteti ,por njëkohësisht të dominuar nga super fuqitë e kohës...e dyta është kontineti Europjan duhet të përballoj me forcat e veta krizës ekonomike si dukuri e ashtuquajtura të Politikave të gabuara që janë çfaqur brenda strukturave të saj drejtuese.....në qoftë se nuk merren masa të shpejta vihet në dyshim ekzistenca e saj..........