TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shkurt 2026, 18:57

Trump krenohet me ushtarët amerikane: Janë të gjithë si te “Top Gun”, por më të gjatë se Tom Cruise

Shkruar nga Pamfleti
Trump krenohet me ushtarët amerikane: Janë të gjithë si te
Trump & Tom Cruise

Donald Trump foli për një sërë temash gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane, ngjarjet e mëdha sportive që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, deri te feja dhe komentet e tij publike.

Duke u ndalur te forcat e armatosura, Trump deklaroi se ka interes të lartë për t’u bashkuar me ushtrinë. “Kemi shumë njerëz që duan të hyjnë në ushtri”, tha ai, duke lavdëruar kapacitetet e saj. Ai shtoi se ushtria amerikane përbëhet nga njerëz që, sipas tij, “të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”, duke përdorur një krahasim figurativ për pamjen dhe përgatitjen e ushtarëve.

Më pas, Trump foli për atë që e cilësoi si një tjetër arritje të tij, organizimin e Lojërave Olimpike që do të mbahen në vitin 2028 në Los Anxhelos, si edhe Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Në këtë kontekst, ai i lidhi këto zhvillime me zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka përmendur edhe më herët si të manipuluara.

“Arrita t’i sjell Olimpiadat në SHBA dhe Kampionatin Botëror. Me shumë gjasë nuk do të më ftonin dhe isha shumë i zemëruar. Pastaj ‘manipuluan’ zgjedhjet dhe thashë: ‘Po kthehem!’”, deklaroi Trump.

Një tjetër temë e fjalimit ishte feja. Trump u shpreh se, sipas tij, ka bërë “më shumë për fenë se çdo president tjetër”, duke shtuar se nuk e kupton se si një besimtar mund të votojë për Partinë Demokratike.

Në fund, ai iu referua komenteve të mëparshme që kishte bërë në formë shakaje lidhur me Parajsën, duke theksuar se deklaratat ishin keqinterpretuar nga mediat.

trump tom curise top gun

Lini një Përgjigje