Donald Trump ka sulmuar sërish NATO-n duke e quajtuar si “të padobishme” dhe ka paralajmëruar shtetet anëtare europiane që të qëndrojë larg Ngushticës së Hormuzit pasi Britania e Madhe dhe Franca njoftuan se do të punojnë për të mbrojtur anijet e tyre..
Presidenti i SHBA-së, ka qenë shumë kritik ndaj aleancës dhe i akuzoi që janë "të padobishme kur duhet" dhe e quajti atë një "tigër letre".
Kritikat erdhën pasi Sir Keir Starmer dhe Emmanuel Macron që zotuan të drejtojnë një "mision shumëkombësh" që synon mbrojtjen e anijeve që kalojnë përmes rrugës jetike ujore, të cilën Irani tani ka rënë dakord ta rihapë për kohëzgjatjen e armëpushimit të tij me SHBA.
"Ky do të jetë rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, si një mision për të siguruar transportin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave," tha kryeministri britanik në një mbledhje të liderëve botërorë në Paris të premten.
"Ne ftojmë të gjitha vendet me interes në rrjedhën e lirë të tregtisë globale të bashkohen me ne. Disa kanë treguar tashmë gatishmërinë e tyre për të kontribuar. Ne do ta çojmë këtë përpara me një konferencë të planifikimit ushtarak në Londër javën e ardhshme, ku do të shpallim më shumë detaje mbi përbërjen e misionit, dhe mbi një duzinë vende kanë ofruar tashmë të kontribuojnë me asete.", shtoi Starmer.
Por presidenti amerikan u kundërpërgjigj menjëherë pas njoftimit, duke shkruar në Truth Social.
"Tani që situata në ngushticën e Hormuzit ka përfunduar, mora një telefonatë nga NATO që më pyeti nëse do të kishim nevojë për ndihmë. U thashë që të qëndrojnë larg, VETËM NUK DUHAN TË NGARKOJNË ANITËT E TYRE ME NAFË. Ata ishin të padobishëm kur nevojitej!", shkroi Trump.
Ndërsa bisedimet u zhvilluan në kryeqytetin francez, Irani tha se ka rihapur ngushticën për transportin detar, në një lëvizje të mirëpritur nga presidenti amerikan.
Në një postim tjetër në Truth Social, Trump falënderoi regjimin e Teheranit.
"Irani sapo ka njoftuar se ngushtica e Iranit është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë! Faleminderit!" Ai shtoi se Irani ka rënë dakord “që të mos mbyllë kurrë më ngushticën e Hormuzit”, tha Trump.
Irani kishte mbyllur në mënyrë efektive korsinë kryesore të transportit detar, jetik për furnizimet e naftës në botë, që kur fushata e bombardimeve SHBA-Izraelite filloi në fund të shkurtit, duke detyruar rritjen e çmimeve të energjisë dhe karburantit në mbarë botën.
Por bllokada e SHBA-së ndaj porteve iraniane do të mbetet “në fuqi dhe efekt të plotë” derisa “në momentin kur transaksioni ynë me Iranin të jetë 100 për qind i përfunduar”, tha Trump.
Çmimi i naftës ra ndjeshëm dhe tregjet globale të aksioneve u rritën më lart pas njoftimit.
Konflikti në Lindjen e Mesme ka tensionuar marrëdhëniet transatlantike, me zotin Trump duke dënuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për refuzimin e mbështetjes së operacioneve të tij ushtarake kundër Iranit
Zoti Trump inside duket njeri i mire por per politike nuk ia thote fare e kujton se bota eshte Aprentice Show ne cdo aspekt.