
Të dërguarit e presidentit Donald Trump i kanë dhënë liderit ukrainas, Volodymyr Zelensky një afat për t’iu përgjigjur një marrëveshjeje të propozuar paqeje.
Sipas Financial Times, presidenti ukrainas u tha udhëheqësve të tjerë evropianë se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, e shtynë atë të merrte një vendim të shpejtë gjatë një telefonate dy-orëshe të shtunën.
Një person në dijeni të afatit kohor të propozuar ndaj Kievit, tha se Trump shpresonte për një marrëveshje të arritur “deri në Krishtlindje”.
Zelensky më parë ishte shprehur se do t'i duhej kohë për të diskutuar planin me aleatët evropianë të Ukrainës. Më pas ai u takua me Sir Keir Starmer, Emmanuel Macron të Francës dhe Friedrich Merz të Gjermanisë në Londër, të ndjekura nga udhëtime në Bruksel dhe Romë.
Këtë mëngjes, Zelensky tha se së shpejti do të ndajë një version të rishikuar të planit të paqes me SHBA-në, teksa përsëriti se 28 pikat ishin reduktuar në 20 pasi disa "pika të dukshme anti-ukrainase u hoqën".
Lini një Përgjigje