TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shkurt 2025, 09:43

Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale bën xhiron e rrjetit

Shkruar nga Pamfleti
Trump i puth këmbët Musk, video me Inteligjencë Artificiale
Video me AI

Një video e bërë me Inteligjencë Artificiale (AI) ku shihet presidenti amerikan Donald Trump duke i puthur këmbët Elon Musk ka ‘pushtuar’ rrjetin. Videoja e bërë me AI, u titullua “Rroftë mbreti i vërtetë”, në një referencë ndaj një postimi të fundit të Shtëpisë së Bardhë, që tregonte një version të AI të Trumpit me një kurorë, me titullin “Rroftë Mbreti”. Siç raportohet videoja ësht transmetuar në zyrën e Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban dhe është shpërndarë gjerësisht nga punonjësit në rrjete sociale.


“Një tjetër humbje e dollarëve dhe burimeve të taksapaguesve. Do të merren masat e duhura për të gjithë të përfshirët,” tha një zëdhënës i departamentit.

Masa vjen disa ditë pasi stafit të qeverisë amerikane iu kërkua raport javor ose rrezikojnë të pushohen nga puna. Punëtorët federalë morën një email me tre rreshta duke kërkuar pesë pika që përmblidhnin arritjet e tyre gjatë shtatë ditëve të fundit. Në një postim në faqen e tij të rrjeteve sociale X, Musk shkroi: “Dështimi për t’u përgjigjur do të merret si dorëheqje”.

trump elon musk video ai

Lini një Përgjigje