Për presidentin amerikan, kjo mund të jetë marrëveshja e shekullit ose mund ta lërë atë me disa mina që nuk do të dojë t'i investojë asnjë kompani amerikane.
Presidenti Donald Trump, i cili është krenar për aftësitë e tij negociuese, është në prag të arritjes së një marrëveshjeje që do t’i jepte SHBA-ve akses të privilegjuar në rezervat e gjera të materialeve të papërpunuara të Ukrainës.
Por Trump mund të përfundojë duke marrë më pak se sa ka negociuar. Vlerësimet për pasurinë e mundshme minerale të Ukrainës janë të bazuara në studime të vjetra nga periudha sovjetike që nuk kanë marrë parasysh zhvillimin e mundshëm ose kostot e nxjerrjes së këtyre materialeve.
Drafinja e fundit e marrëveshjes, e cituar nga gazeta ukrainase Economic Pravda, do t’i kërkonte Kievit të paguajë 50 për qind të të ardhurave nga burimet e tij natyrore shtetërore në një fond që do të investonte në Ukrainë. Nuk do të kishte garanci të sigurisë për SHBA-në në këmbim. Në letër, SHBA-ja mund të fitojë shumë nga kjo marrëveshje.
Sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Ukrainës, toka e vendit ka rreth 5 për qind të materialeve "kritike" të papërpunuara të botës përfshirë grafit, litium, titanium, berilium dhe uran. Këto burime janë thelbësore për prodhimin e baterive, sistemeve radarike dhe armaturave që janë kyçe për industrinë e mbrojtjes dhe teknologjisë dhe do të ndihmonin për të ulur varësinë e Amerikës nga mineralet kineze.
Në praktikë, shkalla e pasurisë minerale të Ukrainës është ende një mister i madh.
Megjithëse vendi raporton për më shumë se 20,000 depozita minerale dhe zona të shqyrtuara, vetëm rreth 8,000 prej tyre janë vlerësuar si të mundshme për t'u shfrytëzuar. Nga këto, më pak se gjysma ishin në shfrytëzim para invazionit të plotë rus në Ukrainë tre vjet më parë. Vlerësimet për vlerën e këtyre depozitave janë kryesisht të bazuara në studime sovjetike, kryer kryesisht në periudhën midis viteve 1960 dhe 1980. Informacioni, shpesh i paplotë, është shpërndarë në të gjithë vendin dhe ende është duke u dixhitalizuar. Pjesa më e madhe e tij është mbyllur që kur presidenti Volodymyr Zelenskyy vendosi ligjin ushtarak në fillim të luftës.
Edhe nëse eksplorimi i mëtejshëm do të konfirmonte ekzistencën e depozitave të vlefshme minerale, nxjerrja e tyre do të kërkonte kohë të gjatë dhe shumë para.
Shërbimi Gjeologjik i Ukrainës (UGS) vlerëson se kostot e shfrytëzimit të 10 projekteve më të mëdha të njohura minerale të Ukrainës arrijnë në 15 miliardë dollarë duke përfshirë ndërtimin e minierave, gropave dhe rreth 20 impianteve të reja përpunuese.
Një prej këtyre projekteve është depozita Novopoltasvke që UGS e përshkruan si "një nga më të mëdhatë" për elementet e tokës së rrallë në botë. Zhvillimi i saj kërkonte një investim të vlerësuar në 300 milionë dollarë. Një raport tjetër i UGS e karakterizon këtë vend si "mjaft të vështirë" për shkak të rreziqeve të përmbytjes dhe të rrëshqitjeve të dheut.
Depozita Novopoltavske, e zbuluar për herë të parë në vitin 1970, u eksperimentua në vitet 1980 por nuk është bërë asnjë punë zhvillimi aty që nga viti 1991. Ajo është një nga gjashtë depozitat e njohura të elementeve të tokës së rrallë të Ukrainës një grup 17 mineralesh që përdoren për të prodhuar raketa, laserë, kompjuterë, televizorë, telefona celularë dhe turbinat e erës.
Nuk janë aq të rralla Ndërkohë që elementet e tokës së rrallë nuk janë aq të rralla, ato janë shumë të shtrenjta për t'u nxjerrë dhe përpunuar, pasi ato janë të grumbulluara së bashku me minerale të tjera në përqendrime të ndryshme.
Kina e cila përpunon gati 90 për qind të elementeve të tokës së rrallë në të gjithë botën ka një "monopoli të afërt" mbi këtë hap të zinxhirit të furnizimit, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e prodhuesve kryesorë të elementeve të tokës së rrallë, përfshirë SHBA-në, nuk kanë njohuri të brendshme apo infrastrukturë të nevojshme për t'i rafinuar këto minerale, duke i detyruar të mbështeten te Pekini.
Ndërtimi i infrastrukturës për ta bërë këtë në Ukrainë do të kërkonte vite dhe do të ishte më pak efikas sesa dërgimi i mineraleve për përpunim në Kinë.
Shtoni këtu investimin e miliarda dollarëve të nevojshëm për të pastruar tokën nga minat dhe shpërthimet të cilat mund të zgjasin mbi një dekadë — dhe për të rindërtuar infrastrukturën thelbësore për të mbështetur sektorin minerar, nga rrugët deri tek centralet elektrike.
Në vlerësimin e saj të fundit, qeveria ukrainase, Banka Botërore dhe Komisioni Europian vlerësojnë se kostoja e rindërtimit të Ukrainës do të jetë 524 miliardë dollarë në 10 vitet e ardhshme rreth shumës që Trump ka kërkuar si kompensim për mbështetje për Uashingtonin në luftën e Kievit kundër agresionit të Moskës. Niveli i vërtetë i ndihmës nga SHBA që nga fillimi i luftës është më afër 120 miliardë dollarëve.
Për shkak të sfidave teknike dhe kostove të përfshira, "depozitat e Ukrainës të elementeve të tokës së rrallë mund të mos jenë fitimprurëse për t'u nxjerrë," përfundon S&P Global, një kompani për inteligjencën e tregut.
Të paarritshme Ka një pengesë tjetër që qëndron midis Trumpit dhe pasurive minerale të Ukrainës: disa perspektiva premtuese ndodhen në territore nën pushtimin rus.
Dy nga prospectet më të mëdha të njohura të elementeve të tokës së rrallë depozitat Azovske dhe Mazurivske ndodhen në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia. Dhe site Novopoltavske ndodhet në Zaporizhzhia, e cila është nën kërcënimin rus.
Disa fusha premtuese litiumi në faza të ndryshme zhvillimi fusha Shevchenkivske në rajonin e Donetskut dhe blloku Kruta Balka në rajonin e Zaporizhzhia gjithashtu ndodhen në vijat e frontit.
Zëvendës-kryeministrja ukrainase Yulia Svyrydenko, negociatore kryesore për marrëveshjen minerale, tha se Rusia kishte okupuar pasuri natyrore dhe gazi të Ukrainës me vlerë 350 miliardë dollarë. Vlerësime të tjera e vendosin vlerën e burimeve të humbura në triliona dollarë.
Trump mund të zgjedhë të rrisë mbështetje për Ukrainën dhe ta ndihmojë atë të rifitojë territoret e pushtuara ose mund të pranojë ofertën e Vladimir Putinit për të blerë minerale nga Rusia, përfshirë ato që nxirren në territoret e pushtuara të Ukrainës.
Për presidentin amerikan, kjo mund të jetë marrëveshja e shekullit ose mund ta lërë atë me disa mina që nuk do të dojë t'i investojë asnjë kompani amerikane./ Përshtatur nga Politico.eu
Lini një Përgjigje