TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2026, 21:47

Trump i kërkoi të mos sulmonte Libanin, ministri izraelit i sigurisë presion Netanyahut: Thuaji ‘jo’ presidentit amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Trump i kërkoi të mos sulmonte Libanin, ministri izraelit i

Ministri izraelit i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir i ka kërkuar Benjamin Netanyahut të sulmojë Hezbollahun, pavarësisht kërkesës së presidentit Donald Trump.

Me anë të një postimi në “X”, Itamar Ben-Gvir, i tha Netanyahut se një kryeministër i fortë i thotë ‘jo’, presidentit amerikan kur është nevoja. Ai theksoi se tani është momenti për ti thënë jo Trumpit.

"Zoti Kryeministër. Ju thatë se një kryeministër i fortë i thotë Presidentit të Shteteve të Bashkuara 'po' kur është e mundur dhe 'jo' kur është e nevojshme. Ky është momenti t’i themi mikut tonë, Presidentit Trump, ‘jo’. Tani është koha për të bërë atë që kërkohet dhe është e nevojshme për të goditur Hezbollahun, për të liruar duart e luftëtarëve tanë dhe për të rivendosur sigurinë në veri”, shkroi ai në X.

Ndërhyrja vjen pasi Donald Trump foli me kryeministrin e Izraelit dhe me Hezbollahun përmes ndërmjetësve. Presidenti amerikan, deklaroi se "Izraeli nuk do t'i sulmojë ata dhe ata nuk do ta sulmojnë Izraelin".

 

Lini një Përgjigje