TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Tetor 2025, 07:57

Trump hakmarret për reklamën televizive, vendos tarifa shtesë ndaj Kanadasë

Shkruar nga Pamfleti
Trump hakmarret për reklamën televizive, vendos tarifa shtesë
Presidenti i SHBA, Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump është hakmarrë ndaj Kanadasë, duke vendosur tarifa shtesë doganore prej 10%. Kjo vjen pasi udhëheqësi amerikan ndërpreu negociatat me shtetin fqinj pas transmetimit të një reklame kundër tarifave. Në një postim  në Truth Social, Trump e përshkroi transmetimin e reklamës si një "akt armiqësor".

“Për shkak të keqinterpretimit serioz të fakteve dhe aktit armiqësor, unë po e rris tarifën ndaj Kanadasë me 10% mbi atë që po paguajnë tani”, shkroi Trump.

Ky veprim vjen edhe pse udhëheqësi i Ontarios tha se reklama do të ndalet duke filluar nga e hëna.

Më herët këtë muaj, zyrtarët e Ontarios  filluan transmetimin e një reklame  me fragmente nga  një fjalim radiofonik i vitit 1987  nga ish-presidenti Ronald Reagan, ku thoshte se tarifat funksionojnë "vetëm për një kohë të shkurtër" dhe "dëmtojnë çdo punëtor dhe konsumator amerikan".

Reklama shkaktoi zemërimin e Trump të enjten, i cili reagoi duke ndërprerë negociatat tregtare me Kanadanë. Presidenti gjithashtu përmendi një deklaratë nga Fondacioni Ronald Reagan ku pretendohej se reklama kishte paraqitur gabimisht fjalimin origjinal radiofonik të Reagan.

SHBA-të kanë vendosur tashmë një taksë prej 35% për të gjitha mallrat kanadeze, megjithëse shumica janë të përjashtuara sipas një marrëveshjeje ekzistuese të tregtisë së lirë. Gjithashtu, SHBA-të kanë vendosur taksa specifike sektoriale për mallrat kanadeze, duke përfshirë një taksë prej 50% për metalet dhe 25% për automobilat.

trump hakmarret për reklamën televiziv tarifa shtesë ndaj kanadasë

1 Komente

  1. T
    Toni Qenbirqeni

    Babai im ndjese paste per tipa si ky thoshte nje shprehje te krahines se vet, pirdh macok ne fixhan e pirdh mace perona.

    Lini një Përgjigje