
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani do ta kishte sulmuar Izraelin dhe ndoshta edhe SHBA-në nëse ai nuk do të kishte urdhëruar sulme ndaj vendit i pari, duke e cilësuar luftën si një gjë të mrekullueshme që po ndodh para syve tuaj.
“Mendoj se nëse nuk do ta kishim bërë ne të parët, ata do ta kishin bërë me Izraelin dhe do të na kishin dhënë një shans nëse do të ishte e mundur”, tha ai gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë.
Trump e shpalli luftën me Iranin një sukses të madh që në ditët e saj të para, duke e vlerësuar me notën 15.
“Po shkojmë shumë mirë në frontin e luftës, për ta thënë butë. Do të thoja, dikush tha në një shkallë prej 10, ku do ta vlerësonit? Unë thashë rreth 15”, tha Trump
Vlerësimi i Trump përputhej me atë të zyrtarëve të tjerë të administratës, të cilët dhanë përditësime mbi konfliktin më herët të mërkurën.
Presidenti tha se raketat e Iranit po shkatërrohen me shpejtësi, lëshuesit e tyre po shkatërrohen. Ai pranoi sulmet e Iranit ndaj fqinjëve të tij, por nuk u ndal tek ato.
"Ata po sulmojnë fqinjët e tyre. Ata po sulmojnë, në disa raste, aleatët e tyre, ose, jo shumë kohë më parë, aleatët. Dhe, e dini, është në të vërtetë një komb që ishte jashtë kontrollit", tha Trump.
Presidenti gjithashtu sugjeroi, se ai nuk ka një ide se kush mund ta udhëheqë Iranin pas vrasjes së udhëheqësve të tij të lartë.
“Udhëheqja e tyre po zhduket me shpejtësi. Të gjithë ata që duket se duan të jenë udhëheqës, përfundojnë të vdekur”, përfundoi Trump.
Lini një Përgjigje