
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Ai tha se ka zhvilluar një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin, ku është diskutuar edhe çështja e armëve bërthamore.
Trump u shpreh se nuk janë diskutuar garanci specifike sigurie për Ukrainën, por theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin këtë vend.
Sipas tij, garancitë e sigurisë mbeten një ndër pengesat më të mëdha për arritjen e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Për çështjen e Ukrainës, po bisedoj me NATO-n, jo me Kievin. Nuk do të shpenzojmë më para për Ukrainën”, deklaroi Trump.
Lidhur me komunikimin e tij me Putinin, Trump zbuloi për gazetarët se presidenti rus “nuk dëshiron të takohet me Zelenskyn, sepse nuk e pëlqen atë”.
Lini një Përgjigje